Jeta në ngjyrat e piktores Jeta Kalaveshi të shkrira në format dhe vijat e mureve të një zyre, që deri dje ishte e bardhë dhe e zymtë, ka bërë që vendi të frymojë ndryshe...
Arti i realizuar në këtë mural nuk është stili që karakterizon Jetën. Ajo e quan përvojë të veçantë këtë vepër dhe krejtësisht ndryshe edhe nga muralet e tjera që ka realizuar. Kjo sepse është hera e parë që këtë e bëri tërësisht vetë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ndonëse e vetme realizoi muralin, Jeta ishte gjatë tërë kohës nën shoqërinë e Margos, vajzës së saj e cila gjithsesi kontribuoi me forcat e saj.
Jeta beson se kjo periudhë ka shërbyer shumë mirë për secilin artist, meqë kanë pasur më shumë rast ta promovojnë vetën.