Diana Toska me interpretimin e saj ka arritur të prekë gjysmëfinalen e konkursit muzikor të këngës “World Vision”.
Në këtë fazë ka arritur përmes pjesëmarrjes online. Ky konkurs ka mbledhur artistë nga 50 vende të botës, ndërsa pjesë e gjysmëfinales kanë mbetur artistë nga 17 shtete.
Këngëtarja nga Gjilani tregon për fazat, në të cilat ka kaluar përgjatë kësaj gare.
Këngëtarja Diana Toska ka realizuar edhe një koncert nga karantina.
Në skenën e Teatrit të qytetit të Gjilanit, ajo ka interpretuar këngët më të njohura shqiptare.
Diana Toska merret me muzikë qysh si fëmijë dhe u bë e njohur me këngën “Punë e madhe”. Si fëmijë, ajo ka realizuar dy albume me nga 15 këngë dhe 3 video-klipe.
Toska tani është profesoreshë në shkollën e muzikës në Gjilan dhe ka një mesazh për të gjithë nxënësit.
Ajo pas koncertit nga karantina, planifikon ta realizojë edhe një turne me koncerte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.