Holanda “shkatërron” Suedinë, del në vendin e parë
Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Suedisë. Ndeshja e zhvilluar në Houston i takoi Grupit F.
Për “Tulipanët” ishte fitorja e parë në Botëror. Holanda në ndeshjen e parë barazoi 2:2 me Japoninë. Ndërsa për Suedinë ishte disfata e parë. Suedia në ndeshjen e parë fitoi 5:1 ndaj Tunizisë.
Sulmuesi i Sunderlandit, Brian Brobbey, i shënoi dy golat e parë në minutën e pestë dhe të 17-të.
Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, i shënoi dy golat e tjerë në minutën e 47-të dhe të 54-t.
Golin e pestë për “tulipanët” e realizoi Crysencio Summerville në minutën e 89-të.
Ndërsa golin e vetëm për Suedinë e realizoi Anthony Elanga.
Besfort Zeneli debutoi për Suedinë në Botëror. Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 56-të.
Holanda i prin Grupit F me katër pikë. Suedia ka një pikë më pak në vendin e dytë.
Zeneli debuton me Suedinë në Botëror
Besfort Zeneli ka debutuar me Suedinë në Botëror.
Zeneli është inkuadruar nga minuta e 56-të derisa Suedia është duke u mposhtur 4:1 nga Holanda.
Vjen edhe goli i katërt, Holanda po e shkatërron Suedinë
Cody Gakpo ka shënuar edhe golin e dytë personal ndaj Suedisë. Ai realizoi në minutën e 54-t.
Holanda tani po e shkel Suedinë, 4:0.
Dy golat e tjerë i realizoi Brobbey.
Holanda realizon edhe golin e tretë
Cody Gakpo ka shënuar golin e tretë për Holandën përballë Suedisë.
Ai shënoi në minutën e 48-të.
Holanda dyfishon rezultatin
Përfaqësuesja e Holandës e ka dyfishuar rezultatin ndaj Suedisë.
Për 2:0 realizoi Brian Brobbey në minutën e 17-të. Sulmuesi i Sunderlandit e realizoi edhe golin e parë në minutën e pestë.
Kjo ndeshje i takon Grupit F.
VIDEO:
🚨 Double lead given by Brian Brobbey
— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 20, 2026
🇳🇱 Netherlands 2-0 Sweden 🇸🇪
pic.twitter.com/On06JLaDb1
Holanda në epërsi
Holanda ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë.
Brian Brobbey shënoi në minutën e gjashtë.
VIDEO:
🚨 Brian Brobbey opens scoring at 6'
— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 20, 2026
🇳🇱 Netherlands 1-0 Sweden 🇸🇪
pic.twitter.com/G21vNT57tG
Në ndeshjen e parë, Holanda barazoi me Japoninë, ndërsa Suedia mposhti Tunizinë.
Zeneli në bankën rezervë në ndeshjen Holanda – Suedia
FIFA ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Holanda – Suedia, që nis në orën 19:00 në “NRG Stadium”, në Houston.
Suedia i prin Grupit F me tri pikë.
Nga një pikë kanë Japonia dhe Holanda, ndërsa Tunizia e fundit është pa pikë.
Formacioni i Holandës:
Verbruggen, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven, Dumfries, Gravenberch, Reijnders, De Jong, Gakpo, Malen, Brobbey
Formacioni i Suedisë:
Nordfeldt, Lagerbielke, Lindelof, Hien, Gudmundsson, Bernhardsson, Nygren, Kalstrom, Ayari, Isak, Vyokeres