Vjenë, 3 qershor – Biblioteka Kombëtare Austriake do të fusë në karantinë librat për të mbrojtur lexuesit nga infeksionet e koronavirusit, nëse kemi parasysh që ajo zotëron koleksionin më të madh të librave në vend.
Pasi institucioni të rihapet të hënën, në ish-pallatin perandorak në Vjenë, të gjithë librat e kthyer nga lexuesit do të mbahen në një dhomë të veçantë për të paktën 24 orë.
“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat dhe kimikatet i ruajnë më së miri ata”, theksoi biblioteka në një shënim.
Të dhënat në internet të bibliotekës do të përditësohen në mënyrë që përdoruesit të shohin nëse librat e tyre të dëshiruar janë në raftet e tyre apo në karantinë/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
Austria fillon rihapjen pas izolimit të tretë
-
Austria vendos orë policore dhe i mbyll restorantet për ta luftuar koronavirusin
-
Austri, edhe mësimdhënësit e infektuar me COVID duhet të paraqiten në vende pune
-
Austria heq karantinën për personat me COVID-19 që s’kanë simptoma
-
Austria liron masat anti-COVID në shkurt