Sot në ditëlindjen e aktorit Bekim Fehmiu, në Express të KTV-së, koleksionisti nga Gjakova, Edmond Isufi, ka shpalosur koleksionin e mbledhur ndër vite dhe me shumë mund të Bekim Fehmiut.
Vetëm edhe dy filma, të cilat i pret që t’i vijnë, dhe e kompleton këtë koleksion, ka thënë Isufi në Express.
Për të mbledhur tërë këto materiale, Isufi tregoi se ka udhëtuar e ka kontaktuar me njerëz të ndryshëm në tërë botën.
Për Express, Isufi tregoi se një familjare e tij kishte angazhuar shoqen e saj në Shtetet e Bashkuara që t’i gjejë njërin film dhe për të bërë këtë, ajo kishte udhëtuar 400 kilometra.
Një film tjetër të Fehmiut, të cilin as aktori nuk e kishte e parë, e këtë ia kishte konfirmuar vetë Isufit, ai e kishte gjetur në Brazil.
Në intervistën e plotë, mund të mësoni edhe për dy takimet e tij në vitin 2009 dhe fotografinë e fundit publike të aktorit.