Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mjeshtëria e akuarelit, Kastrati po realizon vepra të reja në atelienë e tij

Fotografinë e shkrepur vitin e kaluar në sheshin qendror të Lubjanës po e shndërron në pikturë nëpërmjet teknikës së akuarelit.

Me ngjyra të tretura në ujë, artisti Driton Kastrati po i jep formë veprës me elemente të figurave gjeometrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Piktori që e zotëron mirë këtë teknikë arti thotë se imagjinata është frymëzim i veprave të tij, raporton KOHA.

Krahas kësaj pikture, ai gjatë kohës së pandemisë ka realizuar edhe vepra tjera të cilat i ka ekspozuar në muret e ateliesë së tij.

Kastrati thotë se ka marrë ftesa për t’u bërë pjesë e disa bienaleve të artit.

Ekspozitën e parë personale Kastrati e kishte hapur para dhjetë vjetëve në Prishtinë dhe gjatë viteve veprat e tij janë bërë pjesë e ekspozitave të shumta kolektive.