Kulturë

“Brenda ka dritë”, sonte në KTV

E premte - 21:00

“Brenda ka dritë” është dokumentar nga Rea Surroi dhe Dardan Selimaj – producentë të KTV-së. Fitues i çmimit “Filmi më i mirë dokumentar shqiptar” për vitin 2015 në Festivalin e Filmit në Tiranë – TIFF, dokumentari sjell procesin e punës dhe përgatitjet për prezantimin e parë të Republikës së Kosovës në Bienalen e Artit në Venecie më 2013 dhe në paralele shpalos jetën dhe rrugëtimin e artistit kosovar Petrit Halilaj deri te majat e skenës së artit bashkëkohor në botë.

“Brenda ka dritë” do të transmetohet sonte (e premte) prej orës 21:00.