Kulturë

Muzeu Kombëtar në Pragë me ekspozitë maskash si simbol solidariteti

Muzeu Kombëtar në Pragë me ekspozitë maskash si simbol solidariteti
Një maskë me vizatimin e një 15-vjeçari me autizëm, prodhuar nga kompania e këpucëve “Vasky” (djathtas) është pjesë e ekspozitës “Držíme spolu” (Ne qëndrojmë së bashku) në Muzeun Kombëtar në Pragë

Pragë, 26 maj (Radio.cz) – Muzeu Kombëtar në Pragë ka hapur një ekspozitë me maska të dizajnuara e të bëra vetë, që janë shndërruar trashmë në simbol të luftës kundër koronavirusit. Ekspozita e titulluar “Držíme spolu” (Ne qëndrojmë së bashku) është e hapur në ndërtesën historike të Muzeut, në fund të sheshit “Wenceslas”, në kryeqytetin çek.

Ekspozita me maska si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19 është hapur të hënën, në mënyrë të rastësishme në të njëjtën ditë kur Qeveria e Republikë së Çekisë më në fund lehtësoi masat e saj për mbajtje të maskave në publik. Sidoqoftë, vizitorët në Muzeun Kombëtar të Pragës ende do të mbajnë maska, pasi që ekspozita është në ambient të mbyllur.