Kulturë

“Sunny Hill Academy” ngec në fazën fillestare

“Sunny Hill Academy” ngec në fazën fillestare
Pjesa e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve që ka qenë në shfrytëzim nga American School of Kosova është paraparë të funksionalizohet për “Sunny Hill Academy”, për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” e për “Bonevet” (Foto: Driton Paçarada)

Sipas planifikimeve buxhetore të Komunës së Prishtinës, hapësira për “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” do të jetë gati më 2022. Për këtë projekt dhe dy të tjerë që janë listuar së bashku në planifikimet buxhetore, sivjet janë ndarë 800 mijë euro, për vitin që vjen 300 mijë e për vitin 2022 edhe 900 mijë të tjera. Por, ani pse puna ishte dashur të niste qysh në shtator të vitit të kaluar, tash s’ka as afat

Nga planet që puna për “Sunny Hill Academy” të niste në shtator të vitit të kaluar, tashmë nuk ka një afat për këtë. Krejt çfarë është bërë për projektin ku përfshihet edhe akademia e nismuar nga Dua Lipa, është një paralajmërim që “Sunny Hill Academy” të funksionalizohet në ish-ndërtesën e Shkollës Amerikane të Kosovës (American School of Kosova). Sipas planifikimeve buxhetore të Komunës së Prishtinës, hapësira për “Sunny Hill Foundation Music & Art Center” do të jetë gati më 2022. Për këtë projekt dhe dy të tjerë që janë listuar së bashku në planifikimet buxhetore, sivjet janë ndarë 800 mijë euro, për vitin që vjen 300 mijë e për vitin 2022, sipas Ligjit për ndarjet buxhetore parashihen edhe 900 mijë të tjera.