Kulturë

Festivali i Filmit i Venecias do të mbahet në shtator

Festivali i Filmit i Venecias do të mbahet në shtator

Festivali i Filmit i Venecias do të mbahet siç është paraparë në fillim të shtatorit. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Luca Zaia të dielën, përcjell agjencia Reuters.

Përhapja e koronavirusit në Itali është duke u ngadalësuar. E organizuar nga kompania “Biennale di Venezia”, Festivali i Filmit e Venecias është festivali më i vjetër i filmit në botë dhe një nga më prestigjiozët.