Kitaristi i njohur ndërkombëtarisht, kosovari Petrit Ceku, në një intervistë për emisionin Express në KTV foli për koncertin e tij të parë virtual.
Ai tha se në të vërtetë, menjëherë pas vendimit për izolimin e Kroacisë, më 13 mars, ishte vetë ai që kishte nevojë për një koncert.
“Unë e mbajta koncertin ditën e parë dhe arsyeja pse unë e mbajta koncertin ishte se mua më mungonte publiku jo sepse mendova se atyre do t’u mungoja unë, por ndodhi që koncertin e panë 35 mijë shikues”, ka thënë Ceku.