Kulturë

“FemArt” në edicionin e shtyrë pyet për fuqinë e grave

“FemArt” në edicionin e shtyrë pyet për fuqinë e grave
Foto: Ilustrim

Edicioni i 8të i “FemArt”, që është festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, gjatë muajit tetor do të mundohet që të deshifrojë moton që ka sivjet: “Çka nëse gratë do të kishin më shumë fuqi?!”.

Festivali ishte paraparë që të mbahej prej 15 deri më 20 maj, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, ka publikuar datat e reja. Për gjashtë ditë nga 15 deri më 20 tetor, artistë dhe aktivistë nga vendi dhe nga mbarë bota, me veprat e tyre artistike do të mundohen që të japin një këndvështrim të ri për mënyrën se si e shohin ata se çfarë do të ndodhte sikur gratë të kishin më shumë fuqi.