Kulturë

Tre shkrimtarë shqiptarë në garë për Çmimin Letrar të BE-së

Tre shkrimtarë shqiptarë në garë për Çmimin Letrar të BE-së

Tri vepra letrare të shkrimtarëve shqiptarë janë në garë për Çmimin Letrar të Bashkimit Evropian për këtë vit. Azem Deliu, Majlinda Bregasi dhe Shpëtim Selmani janë në mesin e 47 finalistëve nga 13 vende. Sipas autorëve, globalizimi dhe rrethanat e reja po ua bëjnë atyre më të lehtë që të jenë nëpër gara për çmime të tilla së bashku me shkrimtarët e tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Çmimi Letrar i Bashkimit Evropian u ndahet shkrimtarëve nga 41 vende, të cilat janë pjesë e programit “Evropa Kreative” – një iniciativë për të forcuar kulturën evropiane.