Në pikë të natës, derisa pjesa tjetër e botës ka mbyllur sytë, dikush mund ta thërrasë Arthur Brandin në apartamentin e tij në Amsterdam për t’i dhënë sekrete për një vepër të vjedhur arti. Kur ngre telefonin, Brandi nuk mund t’u thotë se është kohë e papërshtatshme.
“Duhet të punosh 24 orë, shtatë ditë në javë”, thotë hetuesi, që ka marrë llagapin “Indiana Jonesi i botës së artit” – “për shkak se nëse ju jep shumë kohë për të rimenduar, ata kurrë nuk do të thërrasin më”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThirrja mund të jetë një paralajmërim, një drejtim apo rrëfim çfarëdo. Mund të jetë kokrriza e parë e grurit me të cilin Brandi nis të qëmtojë një pikturë dhjetëra milionë funtesh. Marsin e kaluar 50vjeçari, që ka sy të kaltër, flokë të shpupurishur dhe buzëqeshje të thekshme, ka rikthyer “Buste de Femme”, një pikturë e Picassos, që ai mendon të jetë në vlerë prej 70 milionë funtesh (86 milionë dollarë).
Pasi kishte bërë kërkime për pikturën, që ishte vjedhur nga jahti i një sheiku më 1999, atij i ishin qasur dy burra që përfaqësonin një biznesmen holandez. Burri kishte blerë Picasson, pa qenë në dijeni të provenancës së saj kriminale, dhe njerëzit e kishin marrë te apartamenti i tij, ku kishte qenë e tij për një natë të paharrueshme.
Brandi vlerëson që, pa llogaritur “Buste de Femme”, ai iu ka rënë në fije dhjetëra kryeveprave, në vlerë prej 250 milionë funtesh (rreth 284 milionë euro). Brandi ka jetuar në jug të Spanjës gjatë shkëmbimeve studentore kur filloi interesimin për botën e artit, duke iu bashkuar disa romëve në një gjah për thesare ku zbuloi tri monedha të argjendta romake.
“Vendosa që e ardhmja ime të shënohej prej hulumtimit të së kaluarës”, ka thënë ai për TED. Ai nisi të rrëmihte mes gazetave për rrëfime mbi vepra të vjedhura arti, duke shënuar emrat e njerëzve të përfshirë. Ai beson se është i vetmi detektiv i artit në planet.
Një keqkuptim jo i mirëpritur
Hëpërhë ai po punon në disa raste të ndryshme, përfshirë vjedhjen e “La Nappe Blanche” të Georges Braque nga muzeu suedez më 1993, si dhe rastin e vitit 1990 në Isabella Stewart Gardner Museum: grabitja më e madhe në historinë e artit, gjatë së cilës në institucionin e Bostonit u vodhën kryevepra në vlerë prej afro 500 milionë dollarësh nga dy hajdutë të veshur si policë. Por derisa ai është i njohur për punën e tij si detektiv, burimi kryesor i të hyrave të tij është konsulenca në artin tradicional. Kjo për shkak se, për pjesën më të madhe, ai merret me hetime me shpenzimet e tij.
Vetëm një herë ishte angazhuar nga një muze. Gjithashtu ai rrallë pranon ndonjë shpërblim të drejtpërdrejtë financiar për sukseset e tij – ani pse ka pranuar shumën modeste prej 3 mijë sterlinash për rikthimin e tij më të fundit, dhjetorin e kaluar, kur ia ktheu Magdalen Collegeit një unazë të vjedhur që i takonte Oscar Wildeit. Ai nuk i kishte treguar shtypit më parë, por kur ai dërgoi fotografi të unazës së zbuluar te Magdaleni ata i thanë se ajo ishte e rrejshme.
Ata besonin se mbishkrimi në greqisht i unazës duhej të ishte brenda dhe jo jashtë. Ai nuk mund ta besonte këtë: “Unë nuk di të ngas makinë; nuk di të ndërroj një poç drite, por unë nuk bëj gabime në punën time”. I bindur se Magdaleni ishte gabim, Brandi bëri kërkimet e tij. Në fund ai zbuloi një letër në të cilën Wilde thotë se mbishkrimi është jashtë. “Isha kaq i inatosur me Oxfordin”, thotë Brandi. “Ishte aventura më e krisur në jetën time”. Ai u ndje “pabesueshëm i çnderuar” prej tyre sa vendosi të mos shkonte për dorëzimin e unazës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.