Kulturë

Artisti kosovar në New York nxin pikturat si homazh për ditët e errëta

Artisti kosovar në New York nxin pikturat si homazh për ditët e errëta

Një pikturë shumëngjyrëshe, që dikur përçonte tek audienca ndjesinë e një jetese të mirë, “pamëshirshëm” është mbuluar me të zezë. Artisti e ka ripikturuar veprën e formatit të madh bashkë me shumë të tjera.

Ai hedh të zezën mbi pëlhurë, derisa ajo të dominojë përmbi harmoninë e ngjyrave të ndezura, si simbolikë se e keqja sot ia ka zënë frymën lumturisë.