Kulturë

Shpresë për industrinë filmike në përpjekje për t’u përshtatur me koronavirusin

Shpresë për industrinë filmike në përpjekje për t’u përshtatur me koronavirusin

E gjithë industria e filmit është në rënie. Në krejt botën lansimet e filmave po shtyhen, festivalet po anulohen dhe xhirimet janë ndalur. Kinematë janë mbyllur tash e disa javë. Të gjitha teatrot e mëdha dhe ato të voglat në Gjermani e përreth botës i kanë mbyllur dyert e tyre më herët në mars, së bashku me institucionet e tjera kulturore.

Hollywoodi ka ngritur alarmin duke thënë se humbja do të jetë me miliarda. Por të ardhurat e studiove të mëdha janë vetëm një pjesë e krizës që po reflekton në gjithë sistemin filmik. Produksionet e pavarura, pronarët e kinemave dhe filmbërësit privatë, të cilët shumicën e herëve kanë vepruar nga paga në pagë, janë goditur rëndë. Shtyrja e filmave nisi në mars me njoftimin se “No Time to Die” me James Bondin është shtyrë për në nëntor. Produksionet e tjera të mëdha të Hollywoodit e ndoqën të njëjtën rrugë. “Disney” e ka shtyrë dramën “Mulan”.