Kulturë

Librashitësit inventivë përballë izolimit

Descriptive Text

Librashitësit në “Burley Fisher Books” në Haggerston po presin që biçikletat e tyre të përdoren goxha shumë gjatë javëve në vijim. Të premten ata inkurajuan këdo që është i vetizoluar dhe në nevojë për një libër të ri për t’iu folur atyre për librin e fundit që kanë lexuar.

Nëse myshteriu është intriguar nga sugjerimi i tyre, ata mund ta blejnë atë online dhe librashitësit do t’ua dërgojnë porosinë kudo në Londër. Ata nuk kishin parashikuar që do të merrnin më shumë se 1 mijë cicërima në Twitter e qindra kërkesa e rekomandime. “Shumë njerëz thoshin se ata sapo kanë lexuar ‘Girl, Woman, Other’, kështu që ne ua rekomandonim ‘Nudibranch’ të Irenosen Okojie për këtë. Ishin kryesisht fiksion – njerëzit janë të dhënë pas rrëfimeve të mëdha kur janë të vetizoluar, gjëra që i marrin me vete prej shtëpisë kur s’mund të dalin”, ka thënë bashkëpronari Sam Fisher.

“Ishte vështirë të dinim etiketën kur po i dërgonin porositë – a duhej të trokisnim në derë apo t’i linim në prag? Por ishte mirë të sillnim dyqanin në komunitet dhe morëm mjaft mbështetje. Nëse vazhdon kjo, ne do të jemi goxha në formë”.

“Burley Fisher Books” është mbyllur për dy javë nga e marta, kështu që shitblerjet online dhe shpërndarjet u bënë të domosdoshme. Nuk është e vetmja librari e pavarur që po merr vendime të vështira tani; të ballafaquara me garën e rreptë prej tekave të “Amazonit”, qiratë në rritje dhe rrugët që po boshatisen, shumica e këtyre dyqaneve qëndrojnë në fije të perit.

Mendimi që do të jenë të mbyllur me javë të tëra gjatë koronavirusit po i lemeritë librashitësit gjithandej Mbretërisë së Bashkuar. “Po ne mendojmë se është gjëja më e përgjegjshme që duhet bërë”, ka thënë Fisher.

“Central London indie Goldsboro Books” ka njoftuar për mbylljen e vet deri të paktën më 31 mars, kurse dyqani i pavarur në Glasgow “LGBTQIA+” është mbyllur, por po bën shpërndarje lokale përmes skateboardit dhe biçikletës. Dyqani ka edhe një “paguaj për raftin e radhës”, ku myshterinjtë mund të paguajnë një libër për një të panjohur.

“Shumë njerëz po kërkojnë për gjëra që janë optimiste, kështu që kemi bërë shumë rekomandime për libra për adoleshentë që janë më të lehtë për t’u lexuar, të tillë si ‘Out of Salem’ nga Hal Schieve apo antologji tregimesh të shkurtra nëse njerëzit po përballen me situata të vështira”, ka thënë bashkëpronari Fionn Duffy-Scott.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.