Kulturë

“Additions” në lojë me të padukshmen prej izolimit deri te lëvizja

Foto: Atdhe Mulla

Prishtinë, 27 shkurt – Një hapësirë e vogël në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”, ku më parë shitej ushqim i shpejtë, është shndërruar përkohësisht në galeri arti. Është ekspozuar autoportreti i artistes Blertë Hashani.

Hapësira këtë funksion do ta ketë deri më 1 mars, kur edhe përfundon ekspozita “Additions” (Shtesa) e rezidencës artistike “Infrared”, organizuar nga fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”. Ky është vetëm një nga lokacionet e ekspozitës që shtrihet edhe në tri hapësira të tjera jokonvencionale në kryeqytet, dy në Fushë-Kosovë dhe një në Mitrovicë. Në ekspozitën “Additions”, arti përdoret si mjet për trajtimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me komunitetin dhe të drejtat e njeriut. Intervenimi në hapësira, është synimi tjetër. Këto detaje i ka bërë të ditura bashkëthemeluesja e fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, Nita Zeqiri, të martën mbrëma në hapje të ekspozitës.

Sipas Zeqirit, “InfraRed” përbrenda saj ka për qëllim edhe promovimin e ekspozimin e artistëve të rinj përmes rezidencave të artit dhe përmes prezantimit të punëve të tyre në hapësira të ndryshme, të cilat trajtojnë tema të ndryshme shoqërore. Zeqiri ka ftuar të pranishmit në një tur që nisi në “Project Space” – hapësirën ku fondacioni vepron – duke u ndaluar nëpër katër hapësira të tjera, ku përveç Hashanit shiheshin intervenimet artistike që kishin bërë edhe Endrit Jashanica, Renea Begolli dhe Arrita Katona. Linja e konceptit të ekspozitës do të vazhdojë më 27 shkurt në Fushë-Kosovë, ku do të shpalosen veprat e Blend Bytyqit dhe Zana Begollit për të vazhduar me 3 mars në Mitrovicë me artisten Renea Begolli.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)