Fillojnë provat e shfaqjes “Gruaja në Dritare” në Mitrovicë

Fillojnë provat e shfaqjes “Gruaja në Dritare” në Mitrovicë

26 February 2020 16:30

Regjisorja Marigona Bekteshi Ferati së bashku me kastën e aktorëve, kanë nisur provat për shfaqjen teatrale “Gruaja në Dritare”.

Shfaqja e cila do të jepet premierë në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”, është shkruar nga Arta Arifi.

Aktorët që do të luajnë në shfaqje janë Irena Aliu, Mirsad Ferati, Anisa Ismaili, Fehmi Ferati, Fatmir Haliti dhe Mehmet Preteni. Skenografia do të realizohet nga Petrit Bakalli, muzika nga Istref Dobi dhe kostumet nga Alma Krasniqi.

U.D i drejtorit të teatrit të Mitrovicës, Sabit Sheremeti dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Teatrit, Halit Barani, sot takuan ekipën e shfaqjes dhe ju uruan shumë suksese.

Premiera e shfaqjes në Teatrin e Mitrovicës jepet në muajin prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme