Teatri me turne nëpër katër qytete të Kosovës, një javë edhe në Tiranë

Teatri me turne nëpër katër qytete të Kosovës, një javë edhe në Tiranë

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 25 February 2020 08:25

Prishtinë, 25 shkurt – “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës” , titullohet motoja me të cilën institucioni më i lartë teatror në vend ka nisur një projekt të ri. Në fillim të marsit, katër shfaqje të këtij institucioni do të jepen në Gjilan, Ferizaj, Prizren e Gjakovë. Por ky turne nuk do të përfundojë me kaq. Tirana, po ashtu, do të jetë nikoqire e TKK-së për një javë.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit artistik të TKK-së, aktori Adrian Morina, ka njoftuar se në bazë të politikave të miratuara nga Këshilli Drejtues dhe menaxhmenti i TKK-së, për një prezantim të shfaqjeve nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës është përcaktuar nën moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës”

“Në perspektivë, synojmë që çdo muaj të prezantojmë nëpër komuna të ndryshme shfaqje nga repertori i TKK-së, duke qenë të bindur se Teatri Kombëtar i Kosovës nuk është vetëm për banorë të kryeqytetit, por është i krejt Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Morinës. Në Ferizaj në mars do të jepet “Shfaqja e fundit e Marije Gjonit”, bazuar në dramën e Veton Surroit, nën regji të András Urbán. Prizrenasit një ditë më pas presin shfaqjen “Sfinga e gjallë”, bazuar në veprën e Rexhep Qosjes, me regji të Blerta Nezirajt. Në Gjakovë TKK-ja do të shkojë më 4 mars me “Karnavalet e Korçës”, me tekst të Spiro Çomoras, nën regji të Altin Bashës. Kurse një ditë më pas Gjilani do të jetë nikoqir i shfaqjes “Sfinga e gjallë”.

(Gjerësisht, sot në “kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme