Kulturë

Shqipja midis sprovave në institucione e shtet

Përdorimi i shqipes në nivel institucional dhe moszbatimi i Ligjit për Gjuhën Shqipe në Maqedoni, janë disa nga problemet e ngritura në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Dita, që nga Kombet e Bashkuara promovon ndërgjegjësimin për llojshmërinë gjuhësore e kulturore, është shënuar me aktivitete e ngjarje të ndryshme në tri kryeqendrat shqiptare, shkruan Koha Ditore.

Një shënim i kësaj dite është bërë nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në mjediset e “Capital Gate” në Prishtinë. Siç ka bërë me dije Zyra e Komisionerit për Gjuhët, gjatë këtij shënimi është organizuar “një kuiz i gjuhëve për pjesëmarrësit më të mirë të kurseve të gjuhëve që ishin pjesë e projektit ‘Ndërtojmë Lidhje Shoqërore dhe Mbrojtje për Minoritetet në Kosovë’, të organizuar në 11 komuna për mbi 800 pjesëmarrës gjatë periudhës tetor 2019 - shkurt 2020”.

Në sfond të këtij organizimi ishte edhe fjalori online dygjuhësh. Si i pari i llojit të tij, fjalori me 20 mijë fjalë shqipserbisht dhe anasjelltas ishte promovuar më 26 shtator të vitit të kaluar, në kuadër të një projekti të mbështetur nga IOM-i, UNMIK-u dhe Ambasada britanike.

Ky fjalor tashmë është i qasshëm offline dhe online, si pjesë e “VOC-UP”, bashkë me një uebfaqe të veçantë dhe aplikim për pajisje Android dhe iOS. Mungesa e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është vënë në pah në Konferencën ndërkombëtare “Shumëgjuhësia dhe Sfidat e Zbatimit të Ligjit për Gjuhët në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të mbajtur në Shkup.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, citohet të ketë thënë se Ligji për Përdorimin e Hjuhëve kontribuon në ngr itjen e cilësisë së funksionimit të institucioneve dhe respektimin e ligjeve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)