Studiuesi Armand Plaka, ka postuar në faqen e tij në “Facebook”, një hartë të vitit 1688. Dallohen shumë qartë aty, disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.
“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Werner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Evropës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte ‘lingua franca’ në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjën Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: “Thesaurus exoticorum” me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorinë Osmane dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, që edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.
Kështu për shembull, aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën, Krujën, Albanopolin (rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinën, Ulpianën, Tivarin, Dibrën, Prizreninn, Lumin Ibër, Lezhën, Malesitë e Sharrit. Ndërsa, në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot”, transmeton Konica.al.
{gallery}