Kulturë

Promovohet në Bukuresht “Kalorësi me skifter” i Kadaresë

Promovohet në Bukuresht “Kalorësi me skifter” i Kadaresë

Libri, që prej pak kohe ka dalë në treg, vjen në gjuhën rumune, nga përkthyesi i njohur Marius Dobresku, si botim i shtëpisë botuese “Humanitas”. “Kalorësi me skifter”, i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, është promovuar në Bukuresht.

Rreth veprës së Kadaresë, siç transmeton konica.al, folën shkrimtarja Ana Barton, kritikja letrare Simona Preda, përkthyesi Marius Dobresku dhe shkrimtari dhe dramaturgu Vlad Zografi, njëherazi pasues i një familjeje të njohur shqiptare.