Nofullgjerë, karizmatik dhe shpesh karakter i hakërryer, Kirk Douglas ishte “Spartacusi” i kohërave të arta të Hollywoodit. Të mërkurën, në moshën 103 vjeçare, ai është ndarë nga jeta. Lajmi është dhënë nga i biri i tij, aktori i njohur Michael Douglas, shkruan sot Koha Ditore.
“Është pikëllim i pamatshëm që unë dhe vëllezërit e mi njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103-vjeçare. Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga kohërat e arta që i jetoi mirë vitet e tij të arta, një humanist, përkushtimi i të cilit për drejtësi dhe kauzat në të cilat besonte kanë vendosur një standard për të gjithë ne që aspirojmë”, ka shkruar Michael Douglas në faqen e tij në “Facebook”.
Ai ka shtuar se “jeta e Kirikut u jetua mirë, dhe ai la një trashëgimi në film që do të zgjasë për brezat që vijnë, dhe një histori si filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar publikun dhe për të sjellë paqe në planet”.
Me një jetë mbi njëshekullore, Kirk Douglas konsiderohet si një prej titanëve të industrisë hollywoodiane, duke qenë një prej të mbijetuarve të fundit të viteve më të arta të saj. Sipas një shkrimi të botuar në “CNN entertainment”, “karakteri i rreptë i Douglasit shpesh ka lënë në hije mendjemprehtin e fortë dhe intelektin e tij të thellë”.
Miku i tij me të cilin kishte pasur komunikime të shumta, Steven Spielberg, ka shprehur vlerësimet më të larta për Douglasin.
“Kirku e ruajti karizmin e tij si yll filmi gjerë në fund të jetës së tij të mrekullueshme dhe ndihem i nderuar të kem qenë një pjesë e vogël e 45 vjetëve të tij të fundit”, ka shkruar regjisori i njohur. “Do të më mungojnë shënimet e tij të shkruara me dorë, letrat dhe këshillat atërore, dhe zgjuarsia e guximi i tij – madje përtej një vepre kaq të madhe – janë të mjaftueshme për të frymëzuar pjesën tjetër të mbetur të jetës sime”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Koha Ditore”)