Kulturë

Artisti i rizbulimit të Shqipërisë me ngjyrat e kujtimeve

Artisti i rizbulimit të Shqipërisë me ngjyrat e kujtimeve

Jeton prej afro dy dekadash në Belgjikë, por Shqipërinë e ka të mbipranishme në opusin e vet artistik. E thënia e një shkrimtari se dyzetvjeçarët janë njerëz të energjive të mëdha duket se gjen manifestimin më të këndshëm te piktori Dastid Miluka.

E pasur në vëllim dhe e thellë në përmbajtje, Shqipëria e frymëzimeve të tij të epërme rizbulohet nëpërmjet kujtimesh, ndjesish e nostalgjish, shkruan sot Koha Ditore.