Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një libër që nxit komunikim të gjallë me lexuesin

Pas leximit të librit “Rrugëtim publicistik” të autorit Driton Gashi, në të cilin janë përmbledhur opinione, reportazhe, reagime, recensione, ese e studime të tij të publikuara më herët në mediat tona, u pajtova plotësisht me një konstatim që e jep redaktori Faruk Tasholli në parathënien e librit, se Dritoni është një zë elitar në qarqet shkencore e kulturore shqiptaro-gjermane, shkruan sot Koha Ditore.

Lexuesi i vëmendshëm, pasi e lexon librin, vjen në përfundim se temat që i trajton Driton Gashi në këtë libër janë të shtjelluara e të analizuara mirë, gjithnjë me një qasje të një studiuesi të thellë të problemeve shoqërore e socio-kulturore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në librin “Rrugëtim publicistik”, autori Driton Gashi merret me tema sa interesante aq edhe të dobishme për lexuesin. Thuaja në secilën temë që ai e trajton vërehet edhe perceptimi i tij intelektual për çështjet që trajton, por edhe një lloj mbulese shkencore që autorin e bën tejet serioz në konstatimet e tij.

Bie fjala, në temën “Identiteti i shqiptarëve në diasporë dhe lobi”, Dritoni, pa kompleks për hir të së vërtetës, e thotë: “Këtu kufizohem vetëm për Kosovë, pasi që për Shqipëri nuk kam të dhëna të sakta.” Pra, autori nuk shkruan për asnjë temë a fenomen me të dëgjuar, por vetëm me të dhëna të sakta.

Thënë konkretisht, shkrimet e përmbledhura në këtë libër me tematikë të motivuar nga fenomene etike, etnike, kulturore, sociale e filozofike, nxisin komunikim të gjallë me lexuesin. Në pjesën më të madhe të shkrimeve, autori ballafaqon të mirën dhe të keqen, ndonjëherë pa nevojën të jetë anëmbajtës, e ndonjëherë nuk i mungon edhe ky rol, ngase nuk mjaftohet vetëm me ballafaqimin e të mirës dhe të keqes.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)