Kulturë

Ndarja e Kosovës - ndryshim i hartës politike të Ballkanit

Foto: Koha / ilustrim

Deklarata e Petersbergut e majit të 1999-s erdhi në kohën kur në qendrat ndërkombëtare të vendosjes, sidomos në Gjermani dhe Itali, ishte krijuar bindje se dalja nga situata konfrontuese me regjimin e Milosheviqit tani duhej kërkuar në rrafshin e kompromiseve diplomatike, shkruan Koha Ditore.

Paralelisht me nismën e Fischerit ishte shtuar edhe numri i ndërmjetësve dhe emisarëve ndërkombëtarë dhe krijohej përshtypja sikur po bëhej një konkurrencë se cila palë do të propozojë e emërojë më shumë ndërmjetës. Në anën tjetër, faktori politik dhe ushtarak shqiptar edhe pas Konferencës së Rambouillet vazhdonte të mos ishte unik dhe kjo mbase ishte vendimtare që komuniteti ndërkombëtar të mos e përfillte atë me rastin e hartimit të parimeve bazë të Petersbergut, si dhe më vonë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Natyrisht, në këtë situatë të anashkalimit të faktorit shqiptar të Kosovës, qendrat ndërkombëtare perëndimore e kishin më të lehtë arritjen e një zgjidhjeje të çfarëdoshme me regjimin e Beogradit. Pra, pavarësisht se në Perëndim dhe Gjermani ujdia e ministrave të jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara dhe Rusisë do të cilësohet si një përparim në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për problemin e Kosovës, për Kosovën edhe më tej mbetej e hapur çështja e statusit final, si dhe karakteri mbizotërues i prezencës civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Frustrimi brenda Aleancës

Takimi G-8 ndodhi në sfond të madh të vizitës së presidentit amerikan Bill Clinton në Gjermani dhe takimit me kancelarin gjerman Gerhard Schröder në të njëjtën ditë. Clinton e bënte këtë aktivitet të shkurtër në Gjermani dhe në vende të tjera partnere për të mbështetur aleatët, për të sjellë në vëmendje gjendjen e vështirë të refugjatëve shqiptarë nga Kosova, dhe për të treguar mbështetje për trupat amerikane.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)