Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, fitueses së çmimit “Artistët e së nesërmes”

Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, fitueses së çmimit “Artistët e së nesërmes”

Argjirë Zhushi 22 January 2020 21:21

Rrugëtimi për në botën e Qëndresë Dedës fillon me tregime e mall të fëmijërisë, të shndërruar në diçka më të madhe.

Një hapësirë e dominuar nga ngjyra blu, një barkë që e paraqet brishtësinë dhe fjalët e artistes, e përbëjnë lojën delikate të prezantuar nga fituesja e çmimit “Artistët e së nesërmes”

E emërtuar “Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, e të gjithë që janë të kushtëzuar si ajo anije…”, kjo ekspozitë qëndron mes ëndrrave të fëmijëve e nostalgjisë të së rriturve, raporton “Express” i KTV-së.

Deda tani vijon studimet në Lubjanë të Sllovenisë, gjë që i ka pamundësuar kontaktin me audiencën.

Gjatë 2020-s, Qendra për art bashkëkohor “Stacioni”, do të vazhdojë me aktivitete, ndër të cilat, dallohet shkolla verore.

Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, do të jetë e hapur për publikun deri më 8 shkurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme