Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Federatës PanShqiptare Vatra

Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Federatës PanShqiptare Vatra

20 January 2020 09:55

Kuvendi i radhës së Federatës PanShqiptare Vatra ka zgjedhur kryetar të ri, biznesmenin dhe aktivistin Elmi Berisha, transmeton Koha.net, një tekst të Ilyrriapress.

Agim Rexha, drejtues i përkohshëm i Vatrës dhe nënkryetar për shumë vite është zgjedhur Kryetar Nderi, një post që dikur e mbante ish-kryetari i ndjerë Agim Karagjozi.

Elmi Berisha është kryetari i parë i Vatrës në histori me origjinë nga Kosova. Ai zëvendëson në këtë post ish-Konsullin e Shqipërisë në Neë York, Dritan Mishto.

Kuvendi është denoncuar nga një grup veteranësh, disa prej të cilëve kanë themeluar Komisionin e 5 Tetorit që kërkon rishikimin e veprimtarisë së Federatës në tre vitet e fundit, për shkak të shkeljeve statutore dhe rregullave të saj.

Pas një debati në media dhe rrjetet sociale si dhe thirrjeje të pafrytshme për pajtim, Komisioni deklaroi dje se ka nisur rrugën ligjore për ta zgjidhur konfliktin nëpërmjet gjyqit./illyriapress/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme