Kulturë

Jean Paul Gaultier pensionohet pas 50 vjetësh karrierë në fushën e modës

Jean Paul Gaultier, një prej disenjatorëve të më njohur të modës, e ka bërë të ditur lajmin se po pensionohet nga pasarelat, pas 50 vjetësh karrierë në industrinë e modës.

67-vjeçari Gaultier, e bëri të ditur lajmin përmes një videoje të gëzueshme, të publikuar në Twitter.

Poashtu, ky lajm erdhi vetëm disa ditë pasi disenjatori francez e paralajmëroi një sfilatë mahnitëse, e cila e shënon 50-vjetorin e tij në industrinë e modës, dhe e cila do të zërë vend më 22 janar në “Théatre du Châtelet”, gjatë Javës së Modës në Paris.

"Tani, do ta ndajë një lajm me ju. Kjo do të jetë sfilata ime e fundit ‘haute couture’ dhe hera e fundit që prezantohem në Javën e Modës në Paris. Ejani për ta parë, sepse nuk duhet ta humbisni atë,” citohet të ketë thënë Gaultier, pasi dha detaje rreth sfilatës së tij të ardhshme.

Por, disenjatori i siguroi fansat që pensionimi i tij nuk do të thotë se është fundi për markën “Gaultier Paris”.

Gaultier njihet për krijimin e veshjeve për yje të hollywoodit si: Madonna, Rihanna, Nicole Kidman dhe Lady Gaga.

Java e Modës në Paris, një prej ngjarjeve kryesore të kësaj industrie në botë, do të mbahet nga 20 deri në 23 janar.