Thaçi: Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Skënderbeut Foto nga Facebook-u i Hashim Thaçit

Thaçi: Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Skënderbeut

17 January 2020 18:03

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e kombit, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.

“Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”, ka shkruar presidenti Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme