Kulturë

“Bllaca 1999” me ndriçim e nën monitorim nëpërmjet kamerave të sigurisë

“Bllaca 1999” me ndriçim e nën monitorim nëpërmjet kamerave të sigurisë
 

Pas një varg kërkesash nga Komuna e Hanit të Elezit, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka vendosur kamera të sigurisë, ndriçim publik dhe ka riparuar trenin-muze “Bllaca 1999”, i cili në fund të vitit qe dëmtuar për të dytën herë.

Ishte dëmtuar edhe në prill të 2019-s pas vënies së gurit themeltar të qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët. Treni është veç një pjesë e projektit me të cilin synohet të kujtohet deportimi i shqiptarëve të Kosovës për në Maqedoni, në pranverën e vitit 1999, shkruan sot Koha Ditore.