Kulturë

Will Smith dhe Martin Lawrence ribashkohen pas 17 vjetësh për “Bad Boys for Life”

Will Smith dhe Martin Lawrence ribashkohen pas 17 vjetësh për “Bad Boys for Life”
 

Shtatëmbëdhjetë vjet pas realizimit të vazhdimit të dytë të filmave shumë të suksesshëm komikë, “Bad Boys”, dhe 25 vjet prej lansimit të filmit të parë, aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence janë ribashkuar për filmin e tretë “Bad Boys for Life”.

Por, pse është dashur kaq shumë kohë për t’u realizuar ky projekt? Kur gazetarët ia parashtruan këtë pyetje në premierën hollywoodiane të filmit, Will Smith duke bërë shaka tha, “Sepse isha duke u dehur”, transmeton KTV.