Kulturë

Fatos Kongoli mbush 76 vjeç

Descriptive Text

Shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Kongoli e ka sot ditëlindjen e tij 76-të. Ai ka lindur më 12 janar 1944 në Elbasan.

Kongoli është shkolluar për matematikë në Tiranë dhe pastaj në Pekin të Kinës, dhe ka punuar një kohë si mësues matematike para se të punësohej në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Ai është autor i mbi 15 romaneve ndër të cilat veprat e tij më të njohura janë “Lëkura e qenit”, “I humburi”, “Ëndrra e Damokleut”, “Te porta e Shën Pjetrit”, “Iluzione në sirtar” etj. Ai është vlerësuar me shumë çmime si “Ballkanika”, “Penda e artë” dhe “Rexhai Surroi”, ndërkohë që është dekoruar me urdhërin Kalorës i Legjionit të Nderit nga Presidenti i Francës.

Në një intervistë dhënë në KTV për emisionin CODEX, Kongoli ka folur me radhë për shumicën e veprave të tij, për mënyrën e të shkruarit dhe dimensionim erotik në romanet e tij.