Kulturë

Biblioteka “Fan Noli” me 59 mijë lexues për një vit

Biblioteka e Gjilanit “Fan Noli”, përgjatë vitit 2019 ka pasur 59 mijë lexues.

Një statistikë të tillë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani.

“Në Bibliotekën së Qytetit “Fan. S. Noli”, në vitin 2019, janë regjistruar 4.433 anëtarë të rinj, mbi 59 mijë persona kanë qenë lexues dhe shfrytëzues të sallave të leximit, ndërsa mbi 35 mijë libra janë huazuar. Po ashtu, janë promovuar 21 autorë, në mesin e tyre edhe autorë të huaj”, ka bërë të ditur Limani.