Kulturë

Tri figura shqiptare në jetën e princit-mbretit të Jordanisë, Abdulla I

Tri figura shqiptare në jetën e princit-mbretit të Jordanisë, Abdulla I

Qysh tani filluan përgatitjet në Jordani për ta shënuar 100-vjetorin e themelimit të Principatës (11 prill 1921), e cila u shndërrua në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë më 1946.

Ky zhvillim historik lidhet me figurën e princit Abdulla Bin Husein, i cili edhe njihet si “Themelues” i principatës jordaneze dhe mbreti i parë i kësaj mbretërie deri në vdekjen e tij në Jerusalem më 1951, si pasojë e atentatit i cili mbeti enigmë deri më tani, shkruan sot “Koha Ditore”.