Kulturë

“The Who” në rikthimin e mahnitshëm

“The Who” në rikthimin e mahnitshëm

Fjalët e para që i dëgjon nga albumi i dymbëdhjetë në studio i “The Who” janë të Roherr Daltreyt, teksa i thotë audiencës së bendit të bëhet gati për çdo të papritur, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk lodhem hiç”, i drejtohet frontmeni 75-vjeçar me fjalët e para të këngës. “E di se do ta urreni këtë këngë”. Pasojnë katër minuta e gjysmë agonie se a ia ka dalë përnjëmend “The Who” të nxjerrë një album të ri – “këtë muzikë që po e dëgjoni, tashmë është luajtur” – para se tekstshkruesi Townshend t’ia thotë “All this Music Must Fade” me fjalën lënë shenjë prapa: “Kujt po i kërset?”