Kulturë

Princesha Elia Zaharia-Zogu përmbledh jetën e mbretëreshës në librin “Trëndafili i bardhë”

Një kapitull i rëndësishëm i historisë shqiptare, shtrihet në faqet e këtij libri. “Trëndafili i bardhë” është përrallë e shkruar nga një princeshë për një mbretëreshë.

E frymëzuar nga figura e mbretëreshës Geraldinë, qysh kur u bë pjesë e familjes së Princ Lekës, Elia Zaharia-Zogu, gërsheton realitetin me trillimin në këtë botim të veçantë.

Libri i shkruar me finesë dhe emocion, flet për jetën dhe fëmijërinë e Geraldinës si një konteshëz në perandorinë austro-hungareze, duke përfshirë edhe martesën e saj me mbretin Zog, raporton “Express” i KTV-së.

Ilustrimet e shumta që janë pjesë e librit, e bëjnë atë më tërheqës për fëmijët. Pjesë e ilustrimeve është edhe një veshje tradicionale e Kosovës.

Libri “Trëndafili i bardhë”, pas Prishtinës, do të promovohet edhe në Shkup.