Kulturë

“Exil”, shfaqja e re e Baletit të Kosovës

Balerinët po hedhin hapat e parë për shfaqjen e re.

Nëpërmjet artit të lëvizjeve të trupit, do ta shtjellojnë ikjen e njerëzve nga Shqipëria e fundviteve ’90. “Exil”, titullohet premiera e radhës e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Për realizimin e kësaj shfaqjeje, balerinët kosovarë do të marrin direktivat e koreografit Eno Peçi, transmeton KTV.

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, flet për temën e shfaqjes që do ta realizojë koreografi shqiptar, i cili është pjesë e Teatrit të Baletit të Vjenës.

Balerinët kosovarë, të cilët për herë të parë po bashkëpunojnë me koreografin e njohur shqiptar, thonë se “Exil” është e veçantë, për shkak të stilit të vallëzimit, por edhe temës që trajton.

Shfaqja e baletit “Exil”, do të jepet premierë më 5 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.