Kulturë

Komuniteti artistik përkujton regjisoren e ndjerë Arzana Kraja

Komuniteti artistik përkujton regjisoren e ndjerë Arzana Kraja
Foto: KultPlus
 

Komuniteti artistik organizoi sot takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja, e cila ndërroi jetë ditë më parë në banesën e saj. Miq, kolegë e profesorë patën fjalët më të mira për regjisoren për të cilin tha se ka lënë mbrapa një pasuri të çmueshme artistike.

Mikja e studimeve, Zana Radogoshi, solli para të pranishmëve momentet me të ndjerën duke thënë se Arzana kishte pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj profesionale dhe personale.