Kulturë

Koreja e Veriut dhe diktatorët “zaptojnë” Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Koreja e Veriut dhe diktatorët “zaptojnë” Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Është një pamje që për një çast duket surreale dhe e pabesueshme. Portretet e Kim Jong-un dhe Kim Il-Sung qëndrojnë në një radhë me portretet e Jeronim de Radës dhe Naim Frashërit në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Dhe jo vetëm kaq: dy portrete gjigande të krerëve koreanoveriorë përthekojnë me shikimet e tyre krejt hapësirën e rrumbullakët të bibliotekës. “Një lider i madh e bën një popull të madh”, është një nga thëniet “monumentale” të liderit suprem, shkruan sot “Koha Ditore”.