Kulturë

Festivali i Cannes konfronton kohën e Trumpit, Brexitit dhe të Isisit

Festivali i Filmit në Cannes, me gjithë komercializmin e shkëlqimin aristokrat, përfaqëson diçka shumë më të rëndësishme në botën e kinematografisë.

Rituali i parakalimit të yjeve e regjisoreve të filmit nëpër tepihun e kuq është po aq madhështor sa edhe përmbajtja e tij.

Vetë tapeti 16-metërsh që shpie deri te teatri “Grand Theatre Lumiere” simbolizon më tepër sesa famë – është një ngjitje artistike me shkallë deri te parajsa, shkruan “Variety”, transmeton “Koha Ditore”. I gjithë spektakli është i konceptuar asisoj që të takohen e reja me të vjetrën.

Duke pasur parasysh këtë duhet goxha punë për ta konceptuar Festivalin e Filmit në Cannes. Megjithatë sivjet duket sikur Cannes do të jetë një kështjellë e ndërtuar mbi detin e stuhisë - me tema turbulencash të gjithçkaje që ka ndodhur përreth botës.

Përzgjedhjen e Donald Trumpit dhe muajt e parë të administratës së tij, jo pak njerëz e kanë parë me drojë. E çarja nga ndërtesa e Evropës, ishte Brexiti. Dhe zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë - rezultati i të cilave u përshëndet nga shumë njerëz - ku u mposht kandidatja e djathtë, Mariene le Pen. E çfarë ka kjo të bëjë me një festival si Cannes? ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.