Kulturë

“Anibar” dhe “Jusuf Gërvalla” në rrjetin evropian të aktivizmit me art

Descriptive Text

Një hap tjetër i rëndësishëm për sektorin e pavarur të kulturës është  shënuar këtë muaj. 

Organizata “Ani- bar” dhe kinemaja “Jusuf Gërvalla”  tashmë zyrtarisht janë pjesë e “Trans Europe Halles”, rrjetit më të  madh evropian të qendrave kultur- ore të iniciuara nga qytetarët dhe  artistët. 

Me qendër në Suedi, kjo or- ganizatë është një nga më të vjetrat,  e cila ka qenë ndër të parat që ob- jektet e braktisura i ka shndërruar  në qendra për art, kulturë dhe ak- tivizëm, shkruan sot Koha Ditore.

Arba Hatashi, pjesëtare e stafit të “Anibarit” – që organizon festivalin me të njëjtin emër ndërkombëtar të filmit të animuar në Pejë, e që sivjet shënoi edicionin e dhjetë – ka thënë se anëtarësimi në “Trans Europe Halles” është lajm pozitiv jo vetëm për Pejën, por për të gjithë Kosovën në përgjithësi. “Meqë vlerat tona ndërlidhen me pozicionimin më të mirë të skenës së pavarur të kulturës, nga organizatat anëtare të TEH, ne mund të marrim modele se si janë përballur ato me këto sfida të ngjashme. 

Pastaj shkëmbimi i ideve, përvojave,  artistëve dhe të rinjve do të jetë qen- dror marrë parasysh mundësitë e  kufizuara subjektive që i kemi në vend. Prezantimi i fundit i ‘Anibarit’  në Rumani (vend ky që nuk e ka njo- hur ende Kosovën si shtet), si dhe  komunikimi me shumë drejtues e  artistë të qendrave të ndryshme kul- turore, që shtetet e tyre po ashtu nuk  e kanë njohur Kosovën, e garantojnë një gjë: kultura është rrjet që e synon  universalen jashtë domeneve të cak- tuara politike dhe prezenca e  Kosovës në rrjet përbën në vetvete  edhe atë që njihet si diplomaci kul- turore”, ka thënë ajo.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)