Kulturë

Në Prishtinë, protestë simbolike para Ambasadës së Suedisë për Nobelin për Handken

 

Me këtë porosi, një grup protestuesish nga Prishtina kundërshtuan dhënien e çmimit “Nobel për Letërsi ” për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Një zarf me fotografi që dokumentojnë dëshmi të krimeve të Millosheviqit, iu dorëzua Ambasadës Suedeze në Prishtinë. Protestuesit kanë kërkuar që këto dëshmi t’i dërgohen Akademisë Suedeze, që ndan çmimin prestigjioz letrar, raporton KTV.