Fatos Berisha refuzon postin e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar 4 muaj pas zgjedhjes

Fatos Berisha refuzon postin e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar 4 muaj pas zgjedhjes

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 16 October 2019 09:29

Prishtinë, 16 tetor – Gati katër muaj pasi është zgjedhur udhëheqës artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisori Fatos Berisha nëpërmjet një e-maili ka njoftuar se s’mund ta pranojë këtë detyrë. Ka thënë se për këtë refuzim ka arsye profesionale.

Se paku deri më tash nuk ka dhënë të tjera arsye. Por realisht TKK-ja, ka mbetur pa udhëheqës artistik qysh nga 18 qershori i këtij viti kur i përfundoi mandati katërvjeçar regjisorit Agon Myftari. Me 21 qershor në këtë pozitë qe zgjedhur Berisha. Asokohe Këshilli Drejtues që e kishte vlerësuar Berishën më shumë se të gjithë kandidatët tjerë priste që ai ta “çojë Teatrin në një nivel më të lartë”. E

Berisha as nuk ia ka mësyrë ta bëjë këtë. TKK-ja nuk është përballur më herët me situata të tilla. Me e-mail e ka njoftuar të hënën Këshillin Drejtues të këtij institucioni i cili e kishte përzgjedhur, ashtu sikurse edhe Ministrinë e Kulturës. Në shkresën elektronike që e ka parë gazeta, përveç që shkruan se për arsye profesionale nuk mund të shërbejë në këtë pozitë, Berisha bën me dije se për këtë do ta bëjë edhe një shkresë zyrtare. Këtë pritet ta bëjë (sot) e mërkurë.

Kryetari i Këshillit Drejtues të TKK-së, Fisnik Ademi, ka thënë se të mërkurën do të kenë shkresën zyrtare të Berishës. Sipas tij, bëhet fjalë për mosmarrje të detyrës. Se si do të veprojë në këtë rast Këshilli Drejtues, Ademi ka thënë se për këtë do të bisedohet në mbledhjen e së enjtes.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme