Kulturë

“Joker” - vepër arti dhe refleksion mbi dhunën

Descriptive Text

Thonë se njerëzit sot shkojnë në kinema për të parë franshizat hollywoodiane multimilionë dollarësh, që të gjitha të kompjuterizuara dhe me këngë e valle. Thonë se nuk mund të fitohen më para me drama serioze e rrëqethëse. Ditët e arta të kinemasë kanë marrë fund. Kështu të paktën thonë ata. Ata e thonë këtë.

Por atëherë, ata nuk e kanë parë “Jokerin”, rrëfimin për armikun e përbetuar të Batmanit, në të cilin Todd Phillips është bashkëskenarist dhe regjisor. Natyrisht, mund të duket sikur është fjala për ata filma aksion, përplot me efekte speciale, të cilët lënë në hije gjithçka tjetër. Mundet edhe të jetë ajo që e presin njerëzit që shkojnë për të parë filma të tillë.

Por “Joker” nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me filmat tipikë të superherojve. Ky film paraqet hap interesant të “Warner Brothers”. Kjo studio filmike është e vetëdijshme se audiencës i pëlqejnë skenat me aksion; se audienca pret dialog dhe humor.

Por, asnjë prej këtyre nuk mund t’i gjesh tek “Joker”, transmeton Koha Ditore.

Në vend të tyre mund ta shohësh Joaquin Phoenixin në një performansë të avashtë, por aq intensive dhe të çuditshme, saqë gjithçka ose do të shpërblehet bollshëm me “Oscar”, ose do të neglizhohet fare. Mua më pëlqeu.

Phoenixi e luan amerikanin e izoluar, Arthur Fleck, njeriun i cili nuk është se rishtazi ka qenë i pafat, pasi që fati nuk e ka përcjellë kurrë. Që nga mosha e hershme, Arthur ka vuajtur prej një gjendjeje neurologjike, e cila e bën të qeshet madje edhe në momentet më të papërshtatshme. Nuk është fjala për një qeshje që të bën të qeshesh, por një qeshje të thatë dhe të tillë që i vë në siklet të tjerët rreth teje.

Pastaj është nëna e tij (Frances Conroy), të cilën ai e do dhe e cila e do atë, por… siç edhe e thashë, ai nuk ka fat.

Arthur Fleck është person i çuditshëm në një botë mizore dhe jotolerante, e cila nuk ka kohë të përkujdeset për njerëzit e brishtë.

Ai jeton në Gotham Cityn e rrënuar: thasët me mbeturina të pagrumbulluara rrethojnë rrokaqiejt e zinj, buxhetet për mirëqenie janë tkurrur dhe trazirat civile mund të shpërthejnë në çdo moment....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)