Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rama: Më vjen të vjell nga Nobeli për Handken

Foto: Reuters

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se paturpësia po bëhet normale në botë, duke reaguar për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për austriakun Peter Handke.

Rama ka thënë se i vjen për të vjellë nga vendimi për vlerësimin e Handkes që njihet si përkrahës i madh i Sllobodan Millosheviqit dhe mohues i gjenocidit në Ballkan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kurrë s’kam menduar se do të ndihem sikur më vjen të vjell për shkak të çmimeve Nobel, por për shkak se paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku po jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga autoriteti si Akademia Nobel, turpi po vuloset si vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq indiferentë ndaj racizmit e gjenocidit!” ka shkruar ai në Twitter.