Kulturë

Sfidat e shqipes së sotme – barbarizmat e pasurimi i leksikut

Sfidat e shqipes së sotme – barbarizmat e pasurimi i leksikut

Prishtinë, 10 tetor – Në vendbanime jo të mëdha, siç është Struga me fshatrat përreth, që sipas të dhënave të vitit 2002, asokohe kishte afro 17 mijë banorë, fliten deri në tri variacione dialektore të shqipes. Shembuj të këtillë sikurse në qytetin e Maqedonisë së Veriut janë të shumtë gjithandej shteteve të Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Shqipja e sotme përballet me jo pak barbarizma, ka qenë një prej konstatimeve.

Mbi 20 studiues të gjuhës shqipe, të mërkurën, në Institutin Albanologjik të Prishtinës kanë shpalosur kumtesat e tyre në konferencën shkencore “Studime për Leksikun dhe Leksikografinë Dialektore” të organizuar nga ky institucion. Studiuesit nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Shqipëria kanë nxjerrë në pah leksikun e disa trevave shqiptare.