Akademia suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Në mesin e favoritëve janë Anne Carson, Margaret Atwood, Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimet Nobel: Spekulimet për Gretën dhe dyshen e letërsisë
Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.
Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim.
Frostenson më pas është larguar nga akademia.
Deri më tani Çmimet Nobel për këtë vit janë ndarë për mjekësi, fizikë dhe kimi.
Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.