Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Xhokonda rikthehet në Luvër

Xhokonda , portreti i Mona Lizës u vendos sot në vendin e zakonshëm në muzeun e Luvrit në një sallë të rinovuar, të rifreskuar dhe të ristrukturuar për të mundësuar një fluks më të mirë të vizitorëve, njoftoi muzeu.

Pas dy muajve punime për rinovimin, tabloja e njohur e Leonardo da Vinçit, që shikohet nga miliona turistë nga mbarë bota, është vendosur sërish përballë tablosë më të madhe të muzeut, “Martesa e Canas” nga Veronese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tabloja e mjeshtrit toskan u transportua nga galeria Medicis në muzeun e Luvrit pasi ishte dërguar për shkak të punimeve restauruese.

”Xhokonda” mund të shikohet që nga sot pas një vitrine të pajisur me një xham shumë transparent, në të njëjtin vend ku është parë zakonisht/AFP.